Me kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule, kryeministri Berisha ka qëndruar
shumë shkurt, por takimi u përshkrua si i frytshëm. Shkaku i vetëm është
se palët bien dakord që presidenti duhet zgjedhur me konsensus.
Me pas duket se ka ndarje, sepse zoti Dule vazhdon te shohë më me shume shanse per president konsensual Fatos Nanon. Te cilit kryeministri Berisha i ka deklaruar se nuk mund te propozohet nga Partia Demokratike.
“Per PBDNJ-ne eshte e rendesishme qe presidenti duhet te vije nga radhet e politikes. Ne lidhje me kandidaturen e Nanos po konstatojme se po behet edhe me e pranueshme nga palet dhe ka shume gjasa qe ajo te arrije konsensusin e te gjitha forcave politike”, tha Dule.
“Zoti Dule lobon fuqishem per zotin Nano dhe une nuk jam ne dijeni te rezultateve te lobimit per zotin Nano, por ne e kemi shprehur qendrimin tone”, tha Berisha.
Pertej emrit te Fatos Nanos procesi per zgjedhjen e presidentit po leviz dhe tani, perveç politikes, e reja eshte se po kerkohet kandidat konsensual edhe ne dy fusha te tjera.
“Emrat mund te jene, me ate qe kemi rene dakord me LSI-ne nga tre fusha, politika, drejtesia dhe diplomacia. Ne historikun e zgjedhjes se presidenteve ne Europe keto jane tre fushat nga te cilat kane ardhur nje pjese e mire e tyre”, tha Berisha.
Kryeministri interpreton si pozitiv faktin qe PS nuk i cileson me si kushte reformen zgjedhore, ate parlamentare dhe kufizimin e imunitetit dhe me kete arsyetim nuk eshte se perjashton perfundimisht nje tryeze vetem per presidentin me te gjithe kryetaret e partive. Por ka nje arsye qe ai nuk e perkrah tryezen pa vendosur me pare nepermjet komunikimeve jo zyrtare.
“Nje tryeze e te gjitha partive politike do te perbeje nje moment shume te pafisshem, sepse merr dhe hiq emra, te duket se ben nje proces jo te fisshem. Prandaj le te gjejme menyra nepermjet komunikimeve me opoziten dhe ta shnderrojme kete ne nje proces dinjitoz mirekuptimi”, tha Berisha.
A do te ulen ne nje tryeze per presidentin Berisha me Ramen?
“Me Edi Ramen gjerat madhore i kemi bere pa u takuar. Kushtetuta e Shqiperise nuk eshte me ajo qe ishte, ne kemi arritur shume gjera te rendesishme pa u takuar. Rendesi ka te arrijme ne nje emer per presidentin konsensual”, tha Berisha.
Deri tani nuk ka nje emer per kandidat per president te gjithepranuar nga palet, por kryeministri beson, se edhe nese ai nuk gjendet derisa te nise paraditen e se merkures raundi i i pare i votimit, ky nuk do te jete nje sinjal negativ, perderisa, siç shprehet ai, po behen perpjekje per nje president konsensual.
Top Channel