Qeveria peruane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në provincën jugore të Andeanit, pas shtatë ditë protestash të banorëve dhe vdekjes së dy demonstruesve.
Lejet për tubime janë anuluar nga autoritetet dhe policisë i janë dhënë kompetenca të veçanta, për t’i bërë ballë situatës së tensionuar.
Mbi 70 oficerë policie kanë mbetur të plagosur në përleshjet me protestuesit në provincën e Espinarit, në afërsi të Kuskos, të cilët kundërshtojnë punimet në një minierë bakri.
Përplasjet për minierën kanë ardhur si pasojë e pagesës për përdorimin dhe ndotjen ambjentit përreth. Qeveria deklaron se lëvizjet e fundit të saj kanë si qëllim rivendosjen e rendit publik.
Gjendja e jashtëzakonshme, që do të jetë në fuqi për 30 ditë, është e dyta që vendoset për shkak të protestave mbi minierat gjatë 10 muajve të parë të presidencës së re.
Dhjetorin e kaluar, liritë civile u kufizuan në rajonin jugor të Kajamarkës, ku kontestimi për ndërtimin e një miniere të madhe ari nga një kompani amerikane vazhdon.
Top Channel