Pakistan, “kalon klasën” raketa bërthamore

29/05/2012 16:10

Pakistani eksperimentoi një raketë të re tokë-tokë me rreze të shkurtër, në gjendje që të mbajë mbushje bërthamore.

Lajmin e konfirmoi të martën zyra e informacionit e ushtrisë pakistaneze.

Lëshimi i raketës, i quajtur “Haft IX Nasr”, u realizua me një kokë eksperimentale dhe goditi me sukses një objektiv të vendosur 60 kilometra larg, rrezja më e gjatë e lëshimit të saj.

Për arsye të ruajtjes së sekretit ushtarak, nuk u bë e ditur vendndodhja e testimit.

Programi bërthamor i Pakistanit nisi të zhvillohej në vitin 1972 dhe testimi i parë i suksesshëm ndodhi në vitin 1998.

Aktualisht, vendi ka nga 30-50 mbushje bërthamore dhe është një prej nëntë shteteve të vetme në botë që kanë kapacitete nukleare, pas SHBA-së, Rusisë, Kinës, Francës, Britanisë së Madhe, Izraelit, Indisë dhe Koresë së Veriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA