Një urë e tretë mbi Bosfor

29/05/2012 00:00

Lëvizjet demografike dhe shndërrimi i Stambollit në një qendër kryesore ekonomike, jo vetëm në Turqi e Ballkan, por në të gjithë botën, për shkak të pozicionimit si nyje lidhëse mes Azisë dhe Europës, kërkon infrastrukturës shtesë, sidomos në Ngushticën e Bosforit.

Dy anët e Ngushticës, aktualisht i lidhin dy ura, që për autoritetet turke konsiderohen mjaft pak. Për këtë është hartuar superprojekti për ndërtimin e një ure të tretë mbi Bosfor.

Ura e re është një projekt italo-turk, e gjatë 1275 metra dhe që do të kushtojë 4.5 miliard dollarë. Do të jetë më e madhe nga ura e Bosforit” dhe ajo e “Sulltan Mehmetit”, dy urat ekzistuese mbi Ngushticë.

Vendimi për ndërtimin e kësaj ure u bë publik nga Ministri turk i transporteve, Binali Yildirim, i cili saktësoi se punimet për konkretizimin e saj pritet të nisin së shpejti.

Top Channel