Katy Perry shihet pa tualet në disa pjesë të filmit të saj dokumentar ‘Part Of Me’ që do të tregojë pjesë nga jeta e këngëtares amerikane dhe mbetet e bukur edhe pse pa asnjë “ndërhyrje zbukuruese” në fytyrë.
Perry është shprehur në lidhje me këtë film: “Kur sheh këtë film mëson se për të qenë i suksesshëm dhe për të arritur ëndrrën nuk është e nevojshme të jesh perfekte apo të jetosh në një botë fantazie. Për këtë arsye e kam realizuar këtë projekt.”
Në këtë film do të tregohet edhe martesa e dështuar mes Katy Perry dhe aktorit britanik Russell Brand.
Komiku kërkoi divorcin nga këngëtarja në muajin dhjetor të vitit të kaluar, por në një intervistë televizive para disa javësh Brand deklaroi se është ende i dashuruar me ish-bashkëshorten: “Jam ende i dashuruar pas saj. E dua ende si njeri. Por, ndonjëherë disa marrëdhënie nuk janë të destinuara që të funksionojnë dhe jona ishte njëra prej tyre”.
Top Channel