Kanada, ulje emergjente për “Boeing 777â€
29/05/2012 08:15
Një avioni tip “Boeing 777” i linjës Air Canada i është dashur të kryejë një ulje emergjente në aeroportin e Torontos, nga i cili ishte nisur pak momente më parë për në Tokio.
Sipas zyrës kanadezë të sigurisë së transporteve, mbi ngjarjen është hapur një hetim por për momentin nuk mund të bëhet publik asnjë detaj.
Autoritetet kanë refuzuar kështu të komentojnë zërat se një nga motorët e avionit kishte pushuar së funksionuari pak momente pas ngritjes në ajër.
Avioni me numër fluturimi 001 ishte nisur në orën 14:10 me orën lokale, me 318 pasagjerë në bordin e tij, plus 16 anëtarët e ekuipazhit.
Top Channel