Zyra e fushatës së kandidatit presidencial egjiptian, Ahmed Shaqif është sulmuar nga agresorë ende të paidentifikuar.
Stacionet egjiptiane televizive kanë transmetuar pamjet e një zjarri në ndërtesë, në rrethinën e Dokkit në kryeqytetin Kajro.
Nuk u raportuan viktima, ndërsa zjarri u vu shpejt nën kontroll pa shaktuar dëmtime të rënda.
Sulmi vjen në mes të protestave kundër rezultatit të zgjedhjeve, nga ku u njoftua se zoti Shafiq do të konkurrojë në balotazhin e muajit të ardhshëm.
Sipas policisë tetë të dyshuar janë arrestuar në afërsi të selisë së Shaqif.
Agresorët hoqën një numër të konsiderueshëm të posterave të fushatës dhe gjithashtu supozohet se janë vjedhur edhe disa kompjutera nga ndërtesa, sipas korrespodentit të BBC-së.
Më pas protestuesit anti-Shafiq u shpërndanë ndërkohë një numër i përkrahësve të tij mbërritën në vendngjarje, të zemëruar, shton korrespondenti i BBC.
Top Channel