Anan dënon masakrën në Hula

29/05/2012 00:00

I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Liges Arabe, Kofi Anan gjatë
takimit me presidentin sirian, Bashar Al Asad dënoi masakrën në Hula ku
humbën jetën 108 persona, mes te cileve 49 fëmijë dhe 34 gra.

Sipas planit gjashtepikësh të Kofi Anan, të dy palet duhet të kishin ndaluar luftimet me 12 prill dhe qeveria të kishte terhequr tanket dhe trupat nga zonat civile.

Rusia, që ka bllokuar dy rezoluta ne Këshillin e Sigurimit, kundër qeverisë së Damaskut tha se për “masakrën në Hula” janë përgjegjese të dyja palët. Perendimi është shprehur i shokuar nga vrasjet. Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Franca kanë ndermarre hapa, për të shtuar presionin diplomatik ndaj qeverisë siriane.

Të mbijetuarit e masakrës dhe komandanti i Ushtrise se Lire Siriane, per zonën tha se ekzekutoret ishin milice, shabiha, nga një fshat i afërm Alavit. Rrefimet e tyre nuk mund të verifikohen por përkojne me njëri-tjetrin, po ashtu deklaratat e grupeve aktiviste, qe raportuan pas masakres.Disa dëshmitare ishin shtrire si te vdekur për të mbijetuar. Vëzhguesit e OKB-se qe vizituan fshatin Taldu, ku ndodhi masakra zbuluan fakte te bombardimeve nga forcat qeveritare. Sipas tyre shume prej viktimave jane vrare nga nje distance e afert apo jane goditur me thike.

Udheheqesit siriane thone se masakra është veper e qindra rebeleve te armatosur, te cilet kishin nje qellim te vetem; te devijojne procesin e paqes dhe nxisin ndërhyrjen e fuqive perendimore.

Top Channel