Virusi që godet Lindjen e Mesme dhe Afrikën

28/05/2012 16:25

Një virus i ndërlikuar kompiuterik, i cili ka grumbulluar të dhëna të rezervuara nga vende si Izraeli dhe Irani në të shkuarën, u zbulua se ka vepruar në një territor shumë më të gjerë nga sa mendohej më parë.

Në këtë përfundim arriti firma ruse e sigurisë në internet, “Kaspersky Labs”, e cila konfirmoi se virusi i quajtur “Flaka” ka grumbulluar të dhëna të rezervuara prej disa vendeve të Lindjes së Mesme, si Arabia Saudite, Siria e Libani dhe shtete afrikane si Egjipti e Sudani.

Ndonëse origjina e virusit është e panjohur, sipas ekspertëve rusë është e qartë që ai është projektuar dhe udhëhequr nga shërbimet e fshehta të ndonjë shteti të interesuar për përvetësimin e këtij informacioni.

Në të shkuarën, një virus i quajtur “Stuxnet” vendosi në shënjestër infrastrukturën bërthamore të Iranit.

”Flaka nuk është dizenjuar për të vjedhur të dhëna personale apo para nga llogaritë bankare. Ai është gjithashtu shumë i ndryshëm në projektim nga virusët e kriminelëve kibernetikë dhe hakersave. Duke përjashtuar këto dy kategori, arrijmë në përfundimin e sigurt se virusi është ndërtuar nga ndonjë shtet sovran”, informoi “Kaspersky” të hënën. ”Gjeografia dhe qeveritë e vendosura në shënjestër konfirmojnë edhe më shumë këtë dyshim”.

Kompania shtoi se “Flaka” mbetet deri më sot një prej viruse më të sofistikuara ndonjëherë.

Top Channel