“Kur e takon dhe nuk ndjen…”/ Mariana Kondi, rrëfim i fortë për takimin pas 50 vitesh me babain
David Beckham është një ikonë mode dhe vazhdon të jetë pavarësisht se vitet kalojnë për të gjithë dhe anglezi është tashmë 37 vjeç. Revista ‘Elle’ e përzgjodhi ish-kapitenin e kombëtares angleze si mashkullin e parë që e nxjerr të vetëm në kopertinën e saj.
Futbollisti 37-vjeçar, i cili aktualisht luan për Los Angeles Galaxy, është shprehur shumë i lumtur dhe i nderuar nga kjo përzgjedhje.
Kryeredaktorja e revistës, Lorraine Candy, theksoi: “David Beckham është një hero kombëtar për anglezët. Është një ikonë mode dhe revista ‘Elle’ është e famshme për ikonat që ka “koleksionuar” në kopertinë. Është hera e parë për ne që ia dedikojmë krejtësisht kopertinën një personazhi mashkull.”

Revista ‘Elle’ me David Beckham në kopertinë do të dalë më 30 Maj.

Top Channel