Telashet e Spanjës

28/05/2012 23:00

Problemet me “Bankian” i kanë dhënë jetë spekullimeve se Spanja mund të kërkojë ndihmë nga jashtë. Do të duheshin më shume se 30 miliardë euro për kryerjen e operacioneve të ngjashme mbi tre institucione të tjera nën tutelën e shtetit spanjoll, përfshi Banco de Valencia, e ndërhyrjet në këtë rast do ta conin faturën në plot 50 miliardë euro.

Kryeministri Mariano Rahoi insiston se bankat e vendit nuk kanë nevojë për ndihmën e shteteve të tjera. Por shefi i ezekutivit u detyrua për cdo rast të pohonte se rifinancimi i Spanjës në tregje me nivelin aktual të taksave, është bërë tepër i vështirë.

Instrumenti me të cilin Spanja mund të ndërhyjë tek bankat është një fond që momentalisht ka 5,4 miliarde euro, 1 miliardë nga të cilat janë vene në përdorim për Banco De Valencia. Madridit i duhet të marrë të tjera hua, por në kushtet e një tregu gjithmonë e më ndëshkues për bonot e vendit. Së fundi interesi mbi bonot dhjetëvjecare spanjolle kapërceu nivelin alarmues 6,5 %.

E ndërsa tregjet shtojnë presionin mbi qeverinë e vendit, spanjollët po e humbin durimin, dhe pyesin përse duhet të shtrëngojnë ata rripin për telashet sektorit bankar.

“Paratë e shpëtimit të Bankia-s dhe të tjerëve vijnë nga taksapaguesit e thjeshtë. Njerëzit atje lart nuk i shkurtojnë rrogat e tyre, as që bëhet fjalë. Unë kam dalë në pension dhe paratë që kam marrë këtë vit janë më pak se vitin e kaluar, ndaj mendoj se nuk është e drejtë të shpëtohen ata që përfituan”, thotë Felisa, një pensioniste.

“Këta njerëz luajtën me paratë tona, ndaj është logjike dhe e drejtë që të mbajnë përgjegjësi për humbjet. Tani duan të dalin të larë apo si është puna. Të na shpjegojnë pak cfarë ndodhi me paratë tona”, thotë një qytetar tjëter.

Pas takimit me kryesinë e partisë së tij, Rahoi e bëri të qartë se e vetmja alternativë ne rastin e Bankia-s ishte të mos bënin asgjë dhe ta linin bankën të falimentonte. Ai sqaroi se me t’u zgjidhur telashet e tij, institucioni kredidhënës pjesërisht i shtetëzuar, do të nxirret në shitje.

Top Channel