Sulmon fotografin, Bieber në polici

28/05/2012 16:40

Idhulli i shumë adoleshentëve, Justin Bieber, duhet të paraqitet për t’u marrë në pyetje në një rajon policie në Los Anxhelos, pasi një fotograf e akuzoi për agresion fizik pas daljes nga një qendër tregëtare.

Përballja duket se ndodhi kur “paparaci” u përpoq të fotografonte 18-vjeçarin, përkrah të dashurës së tij, Selena Gomez, në daljen e kompleksit.

Sipas të dhënave, Bieber u kacafyt me fotografin dhe e goditi me këpucë. Si rrjedhojë, fotografi, identiteti i të cilit nuk është bërë i njohur, pësoi disa dëmtime të lehta dhe u trajtua shkurtimisht në spital, përpara se të lejohej të largohej.

Një sherif i zonës bëri me dije se policia është vendosur në kontakt me Bieber dhe i ka kërkuar që të paraqitet, pasi në mbërritjen e një patrulle në vendngjarje ai ishte larguar.

Dëshmia e 18-vjeçarit duhet për t’ia bashkëngjitur padisë së fotografit për rrahje.

Është e paqartë nëse ky i fundit do të vendosë të çojë deri në fund çështjen, duke e dërguar dosjen në gjykatë, së bashku me një kërkesë dëmshpërblimi nga adoleshenti.

Kjo është hera e parë që Justin humbet gjakftohtësinë e tij në publik.

Imazhet e kapura nga një fotograf i dytë treguan se Gomez u ndie e pashqetësuar, duke ndihmuar të dashurin e saj që të rikuperonte kapelen që i ra gjatë sulmit, përpara se të largohej nga vendngjarja përkrah tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA