Zgjidhja për Sirinë mund të vijë nga Jemeni. Kjo është idea e
presidentit amerikan Barak Obama, e shkruar në të përditshmen
prestigjoze “New York Times”, për t’i gjetur nje zgjidhje konfliktit qe
zgjat ne kete vend.
Per Shtepine e Bardhe, aktet ne Hula, perfaqesojne deshmine e ulet te nje rregjimi te paligjshem qe i pergjigjet protestes politike paqesore me nje brutalitet te tille. ‘Obama do të dëshëronte- sipas gazetës amerikane- qe Bashar Al Asad të shkonte ne azil, duke ruajtur pjeserisht qeverinë e tij’.
Obama do te takoje ne qershor, homologun rus Putin dhe ndër temat e diskutimit do të jetë edhe situata në Siri. Plani amerikan iu komunikua papraprakisht- gjate takimit të G8-es, Medvedevit. Presidenti amerikan do ti meshoje largimit të Assad nga vendi duke sygjeruar qe periudha e tranzicionit- te behej- me nje pjese te qeverise se tij, siç ndodhi ne jemen. Pas disa muajsh dhune, presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh pranoi te jape doreheqjen dhe t’ia kaloje stafeten zevendesit te tij Agbdu Rabu Mansur Hadi, permes nje marreveshjeje te miratuar edhe nga vendet fqinje. Me pas Hadi i konfirmuar nga zgjedhjet, drejton Jemenin, gjate periudhes se tranzicionit.
Top Channel