Ashtu si edhe në rastin kur manjati i medias Rupert Murdok po merrej në pyetje edhe kësaj here kur ish-kryeministri Laburist, Toni Bleir po jepte dëshmitë në hetimin për skandalin e përgjimeve, një protestues arrin të hyjë dhe ndërpresë hetimin për disa momente.
Kësaj rradhe një 49 vjecar e cilësoi Toni Blerin kriminel lufte për pushtimin e Irakut, deri sa rojet e sigurisë e nxorrën me forcë për ta cuar në një stacion policie në qendër të Londreë ku mësohet se tashmë ai është liruar pa nisjen e ndonjë procesi ligjor ndaj tij.
Lordi Levisen që drejton hetimet i kërkoi ndjesë z. Bleir për incidentin dhe kërkoi fillimin e menjëhershëm të hetimit për shkeljen e masave të sigurisë.
Ish-kryeministri Bleir i thirrur për të dëshmuar në këtë hetim për skandalin që ka tronditur marrëdhëniet e manjatëve të medias, politikës dhe policisë, tha se nuk kishte pasur ndonjë marrëveshje mes tij dhe manajtit të medias Rupert Murdok, që media e këtij të fundit ta mbështeste atë.
Megjithate ai shtoi se “kur je udhëheqës politik dhe kur ke grupe të fuqishme mediatike dhe i prish marrëdhëniet me një nga këto grupe, pasojat janë të tilla që efektivisht të bllokohet përcimi i mesazhit tek publiku”.
Toni Bler, tashmë emisar për Lindjen e Mesme është kumbar i vajzës së baronit të medias, Rupert Murdokut, Grejsit, por tha se kurrë nuk do ta kishte pranuar këtë rol, nëse do të ishte i përfshirë aktivisht në politikën e vendit.
Top Channel