Katar, zjarr në qendër tregtare, 19 viktima

28/05/2012 19:50

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në një nga qendrat tregtare më luksoze në Doha të Katarit duke shkaktuar 19 viktima, 13 prej tyre fëmijë.

Pasojat e gjuhëve të flakëve u njoftuan në rrjetin social Twitter nga faqja zyrtare e Ministrisë së Brendshme të Katarit, ku shtohet se 17 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, disa prej të cilëve me djegie të shkallës së rëndë.

I njëjti burim saktëson se asnjë prej fëmijëve të mbetur viktimë e zjarrit nuk është me kombësi vendase, ndërkohë që nga Spanja mbërrin konfirmimi se të paktën 4 prej fëmijëve janë me kombësi spanjolle.

Kompleksi tregtar ku ra zjarri është ndër më luksozët në Doha dhe vizitorët e tij, janë kryesisht turistë të huaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA