Imami radikal Abu Qatada, i konsideruar deri diku si krahu i djathtë i Osama bin Laden në Evropë, do të mbetet në burg deri në muajin tetor.
Pikërisht në këtë muaj do të diskutohet apeli i tij kundër depërtimit në Jordani, pasi nëse i jepet liria ai do të përbënte një rrezik i lartë në ditët e Lojrave Olimpike.
Vendimi është marrë nga gjyqtari që duhet të vlerësonte nëse do t’i jepte lirinë në këmbim të një garancie financiare, bëjnë të ditur mediat britanike.
“Abu Qatada do të mbetet në burg pasi nëse do ta lironim më herët, ai do të ishte një person jashtëzakonisht problematik”, ka deklaruar gjyqtari, i cituar nga mediat lokale.
Londra po bëhet gati për Olimpiadën 2012, të cilat do të zhvillohen nën masa të rrepta sigurie nga frika për sulme terroriste, duke qenë se evenimenti sportiv mund të duket një shënjestër tërheqëse.
Për këtë arsye, autoritetet britanike të mbrojtjes kanë planifikuar masa mbrojtëse në tokë, det dhe ajër, duke angazhuar edhe forcat speciale elitë, SAS.
Njësi të kësaj force do të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo situatë, ndërkohë që njësi të tjera policore e ushtarake do të vendosen në mbarë vendin.
Top Channel