Eva Mendes: Gosling, kolegu im i ëndrrave

28/05/2012 10:05

Eva Mendes ishte protagonistja e kopertinës së revistës britanike ‘Marie Claire’ të këtij muaji duke treguar se është në formë të jashtëzakonshme edhe pse shumë pranë moshës 40-vjeçare.

Në setin fotografik aktorja latine tregon linjat e saj në poza të ndryshme.

Në intervistë, 38-vjeçarja e përshkroi punën me ta dashurin e saj si një “ëndërr”. Cifti është njohur në sheshxhirimin e filmit ‘The Place Beyond The Pines’ vitin e kaluar.

“Ai është kolegu i ëndrrave. Kurrë më parë nuk jam ndjerë kaq mirë në një sheshxhirim”, deklaron protagonistja e filmit ‘Hitch’.

Eva Mendes dhe Ryan Gosling janë të lidhur që nga muaji shtator.

Aktorja foli edhe për rëndësinë e pamjes së jashtme: “Nuk ka rëndësi se çfarë pamjeje ke. Të gjithë duhet të punojnë për paraqitjen, por i them të gjitha vajzave se nëse ka diçka që nuk e pëlqejnë tek vetja, kur të piqen do e pëlqejnë. Kështu më ka ndodhur mua me trupin tim. Defektet janë ato që të zbukurojnë, por që i urrjemë kur jemi 15 vjeç.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA