Beyonce: Si humba 30 kg pas shtatzanisë

28/05/2012 10:50

Beyonce lindi vajzën e saj me emrin Blue Ivy rreth pesë muaj më parë dhe këngëtarja zbuloi se si erdhi sërish në formë duke humbur kilet e tepërta.

Gjatë koncertit të saj të dytë në Atlantic City, këngëtarja e ‘Single Ladies’, sipas Us Weekly, i tregoi publikut regjimin e saj: “Nuk e imagjinoni dot se sa jam stërvitur. Më duhej të humbja rreth 30 kg dhe kam ngrënë vetëm sallatë jeshile.”

Dhe frytet e kësaj sakrifice u panë qartë kur Beyonce u shfaq në skenë me disa kostume që i tregonin fizikun e tonifikuar. Por, tani që është rikthyer në formë ajo shtoi se do i bënte qejfin vetes duke ngrënë shumë çokollatë për një natë të vetme.

Në koncert, përveç bashkëshortit të saj Jay-Z, ndodhej edhe zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA