Rihanna zhvishet për publicitet
27/05/2012 13:00
Me më shumë se 20 milionë ndjekës në rrjetin shoqëror “Twitter”, Rihanna gjen gjithmonë mënyrë për t’i mbajtur të gjithë të argëtuar.
Këngëtarja 24-vjeçare tregoi më shumë se zakonisht ditën e shtunë, ndërsa publikoi disa fotografi jashtëzakonisht provokuese, ndërsa shfaqej me një pamje të re, me flokë biondë.
Rihanna shpjegoi nëpërmjet rrjetit se vendosi të zhvishej për të reklamuar produktin e saj të ri, një parfum që duhet “Nudo”.
Kjo ishte shfaqja e parë e vajzës nga Barbadosi që prej performancës së saj në “American Idol”, ku rrëmbeu “skenën” nga konkurruesit e vërtetë, nëpërmjet disa kërcimeve me të vërtetë joshëse.
Top Channel