Marok, protesta, mijëra në shesh

27/05/2012 17:06

Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugët dhe sheshet e Kazablankës në Marok, për të protestuar kundër qeverisë në lidhje me përmirësimin e situatës sociale.

Këto janë demonstratat më masive kundër qeverisë të formuar në janar nga Abdelilah Benkirane pas zgjedhjeve të nëntorit, në të cilat partia e moderuar islamike e udhëhequr nga vetë ai fitoi me një verdikt masiv dhe të qartë.

Manifestimi është nisur me iniciativën e Konfederatës Demokratike të Punës dhe Federatës Demokratike të Punës.

Duket se protestat kundër qeverive përkatëse që u shtrinë në disa prej vendeve të lindjes do të përfshijnë edhe popullatën marokene së fundmi.   

Top Channel