Fitorja e Arbërit në Kosovë

27/05/2012 00:00

Me interesim shumë të madh është përcjellë edhe këtë vit në Kosovë edicioni i Big Brother, por në mënyrë të veçantë nata finale në të cilën finalist ishte edhe Arbëri, fituesi i këtij edicioni.

Ndonëse kishte kaluar ora 24:00 disa të rinj prishtinas, një pjesë e tyre shokë të Arbërit, me ankth pritën vendimin final të publikut. Ata ishin të bindur në meritat e Arbërit për ta fituar çmimin e madh dhe për këtë pa nguruar jepnin kontributin e vazhdueshëm duke votuar.

Argjenti, Petriti, Ylli por edhe të tjerë i janë gëzuar fort fitores së Arbërit. Ata thonë se për tre muaj e  kanë ndjekur vazhdimisht, ndërsa shprehen të bindur se  rrugëtimi i tij do të vazhdojë drejt fitoreve edhe më të mëdha.

“Mendoj se e ka merituar fitoren dhe këtë nuk e them se është kosovar. Ka treguar virtyte dhe na ka përfaqësuar më së miri”, shprehen shokët e fituesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA