Zgjedhjet në Egjipt

26/05/2012 00:55

Kandidati i “Vllazërisë Myslimane” për President në Egjipt, Mohamed Mursi parashikohet të përballet me ish-kryeministrin Ahmed Shaqif gjatë balotazhit, duke iu referuar shifrave paraprake. 

Rezultatet e pjesëshme tregojnë se Mursi ka marrë 26 % të votave ndërsa Shafiq 24 %. Nacionalisti Hamdi Sabahi, një kundërshtar i ashpër i regjimit të Mubarakut, zgjedhja e shumë prej përkrahësve të revolucionit, renditet i treti.

Deri tani janë numëruar votat e 11 mijë qëndrave të votimit nga 13 mijë në të gjithe vendin, por rezultati përfundimtar i këtyre zgjedhjeve pritet më 29 Maj.

Top Channel