Fansat e Matthew Fox mund të mos u besojnë syve. Në filmin e ri me
titull “Alex Cross”, ylli i serialit “Lost” interpreton një vrasës të
pamëshirshëm dhe ekspert të arteve marciale, që vret gruan e një
detektivi të policisë së Uashingtonit.

Me pak fjalë, është një personazh i keq. Por ajo që është edhe më keq është se Fox i është përshtatur fare mirë rolit duke bërë një transformi rrënjësor të fizikut të tij.

Nga fiziku normal me të cilin shfaqej në serialin e suksesshëm, këtë herë ai del me një trup të kthyer të tërin në muskuj, përmes një pune të gjatë e të lodhshme në palestër.

Në faqe të ndryshme të internetit ka qarkulluar në ditët e fundit fotoja e Fox që ndeshet trup me trup në një kafaz dyluftimesh, duke shtrënguar dhëmbët dhe duke nxjerrë në pah muskujt.

Ndoshta roli në fjalë është më i përshtatshëm për aktorin, që ndryshe nga sa luan në “Lost”, në jetën reale është aq rebel, saqë më 7 maj u arrestua në Oregon nën dyshimin e drejtimit të automjetit në gjendje të dehur.

Ndërsa në gusht të vitit 2011 ai u akuzua se kishte goditur me grushta shoferen e një autobusi, pasi iu ndalua të hipte në një autobus privat në Ohajo.

Filmi i ri “Alex Cross”, bazuar në një nga romanet e shkrimtarit James Patterson, është me regji të Rob Cohen dhe në të interpretojnë aktorë të njohur si Giancarlo Esposito, Jean Reno, Edward Burns dhe Cicely Tyson.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA