Në 100-vjetorin e Pavaresise, teatri “Aleksander Moisiu” i Durresit ka
ngjitur ne skene nje tjeter premiere ku permes subjektit, personazheve
dhe batutave del ne pah nje pjese e atij realiteti qe shpesh e
diskutojme, po ne te shumten e rasteve ofrohet i ndryshuar permes
manipulimit te fakteve dhe deshires per te prodhuar dhe diktuar heronj.
Mbremjen e kaluar artdashesit durrsake kane shijuar shfaqjen premiere “Heronjte e viagres” te dramaturgut dhe gazetarit te njohur Bashkim Hoxha, i cili ne kete komedi epike vjen, per here te pare ne nje veper te tijen, edhe si regjisor.
Grotesku, nje element i natyrshem ne dramen e Hoxhes, terheq vemendjen mbi heronjte e sajuar ne çaste dhe rrethana te caktuara per te ofruar modele sociale te paqena. Ne qender te komedise eshte historia e nje ushtaraku qe vdes ne Afganistanin e larget ku kishte shkuar me mision dhe angazhimit shteteror per ta shpallur hero.
Personazhet qe dalin me pas ne skene deshmojne nje tjeter fund te njeriut, qe nuk vdiq duke kryer misionin ushtarak, po ne perpjekje per te realizuar misionin e kenaqesise vetjake. Autori tenton te fshikulloje nje realitet te njohur nder shqiptare, dje dhe sot, ate te krijimit te heronjve pa heroizma, duke ftuar pa buje per me shume reflektim, por njekohesisht fton te shihet edhe pertej kerkeses se vazhdueshme per heronj luftarake dhe ne kohe paqeje.
Top Channel