Spanje, kriza e Bankia-s, ndërhyn qeveria

26/05/2012 18:10

Qeveria spanjolle vendosi injektimin e shumës prej 19 miliard eurosh në formën e blerjes së aksioneve në bankën e katërt më të madhe në Spanjë, Bankia.

Kjo shumë e depozituar nga qeveria, rrit në 23.5 miliard euro ndihmën financiare të shtetit kundrejt kësaj banke dhe e shndërron shtetin në aksionerin më të madhe të saj, me mbi 90 përqind të aksioneve.

Tregtimi i aksioneve të bankës spanjolle “Bankia” u ndërpre ditën e premte në bursën e Madridit, pas zërave se banka nuk ka më para të financojë operacionet e saj dhe se do të jetë e detyruar të shpallë falimentimin, nëse nuk do të marrë një hua madhore nga ana e shtetit.  

Qeveria spanjolle po përpiqet të mbrojë tregun bankar duke ndëryrë me shtetëzimin e Bankia-s, e cila është pjesë e grupit të bankave që po vuajnë pasojat e kredive të këqia në sektorin e pasurive të paluajtshme, që shkojnë në total deri në 180 miliard euro.

Top Channel