Protestë e banorëve të Bradasheshit

26/05/2012 09:10

Me dhjetra banorë të komunës së Bradasheshit në Elbasan kanë protestuar mëngjesin e së shtunës, duke bllokuar punimet që po zhvillohen në autostradën Tiranë-Elbasan.

Banorët janë të pakënaqur me vlerësimin e  çmimit të tokës që shteti ka vendosur për ta. Gjatë protestës ata janë përplasur fizikisht edhe me punonjësit e komunës, pasi sipas tyre  kjo e fundit është treguar indiferente ndaj kërkesave të banorëve  dhe nuk ka ndërhyrë për të kërkuar nga ministri i linjës ringritjen e një komision tjetër për të  rritur e çmimin e tokës që do të  kalojë autostrada Tiranë-Elbasan.

Kreu i komunës, Sabri Sallaku pas tensioneve ka garantuar se kjo çështje do të rishihet edhe një herë duke kërkuar prej banorëve që të lejojnë realizmin e punimeve nga firma e kontraktuar.

Ndërkaq banorët thonë që do të  vijonë të bllokojnë punimet e rrugës deri në ngritjen e një komisioni të ri  për ndryshimin e çmimit të tokës dhe deri ne përfshirjen e tyre në kompensim edhe për dëmet në fruti-kulturë. Protestat nuk do të ndalen deri në zgjidhjen e kërkesave të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA