
" /> ">
“Le te rroje Shqiperia per mua” kane qene fjalet e fundit te nje
30-vjeçari prift i krishtere ortodokse, te vrare per shkak te
patriotizmit te tij.
At Dhimiter Misha eshte perkujtuar ne 84 -vjetorin e vdekjes se tij nga te aferm miq , por edhe qytetare njohes te kontributit te tij patriotik permes nje meshe te mbajtur ne kishen e Shen Pandelimonit ne fshatin turistik te Tushemishtit.
Te gjithe pjesemaresit kane nderuar kujtimin e nje te riu te vrare sepse fshinte shkronjat cirilike e mbi to pikturonte ato shqipe. At Dhimiter Misha ne vitin 1920 banesen e tij e ktheu ne nje shkolle per t’u mesuar femijeve gjuhen Shqipe e pervec kesaj ndermori nje mision te cilit iu perkushtua me mish e me shpirt derisa nje vrases me pagese serb e vrau ne shkallet e shtepise. Çdo mengjes At Dhimitri shkonte ne kishen e Najazmes te ndertuar ne piken kufitare Tushemisht dhe ne ikonat qe ndodheshin atje fshinte emertimet e shkruara ne serbisht per ti zevendesuar me ato shqipe.
I vrare ne 25 maj te vitit 1928, plot 84 vite me pare At Dhimiter Misha eshte nderuar si nje prej patrioteve me kontribues ne kuader te 100-vjetorit te pavaresise. Emrin e mban edhe shkolla e themeluar prej tij e cila edhe sot vijon te mbetet e vetmja shkolle fillore ne fshatin e Tushemishtit. Kisha e Pandelimonit ku ai kryente ritet fetare, shkolla ku mesonte nxenesit e mes tyre nje lapidar jane ato qe nderojne emrin e Dhimiter Mishes, nje patriot qe u vra sepse shkroi shqip.
Top Channel