Kur yjet vishen me të kuqe

26/05/2012 00:00

Ndoshta e kishin bërë me fjalë, por jo. Aktoret dhe modelet e ftuara në
Festivalin e Kanës kanë parakaluar në tapetin e kuq të veshura me ngjyrë
të kuqe.

Mes modeleve figurojnë dy ruset Irina Shayk dhe Natasha Poly, si dhe ajo çeke Petra Nemcova. Të treja kanë nxjerrë në pah linjat e tyre që do të dëshiroheshin nga çdo femër.

Ndërsa mes aktoreve spikasin francezja Cecile Togni, kanadezja Emily Hampshire dhe amerikania Kristen Stewart, që pas sagës “Twilight” del me filmin e ri “Whitesnow”.

 

 

  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA