Greqi, policia arreston shqiptarin e shumëkërkuar

26/05/2012 00:00

Policia greke ka arrrestuar nje shtetas shqiptar i shpallur në kërkim
ndërkombëtar prej Interpol Tiranes.Sipas policise greke, agjentet e
Interpolit shqiptar, u kishin raportuar me saktesine e Niko Dervishi,43
vjec,i shpallur ne kerkim per dy vrasje dhe plagosjen e 5 te tjereve.

Ngjarja kishte ndodhur ne vitin e zymte 1997. Dervishi shfihej ne periferi te Athines i maskuar me identitet te rreme.

Ai u arrestua ne banesen e tij,pa bere aspak rezistence.Policia sqaroi se i arrestuari do t’i dergohet gjykates se Athines,e cila do te vendose per ekstradimin e tij.Keto vitet e fundit, policia greke ne bashkepunim me ate shqiptare kane vene ne pranga disa prej te shume kerkuarve ne Shqiperi, por duket se drejtesia greke eshte pak e predispozuar t’i lejoje ekstradimet,nen argumentin e provave te pamjaftueshme ndaj te arrestuave ne dosjet e derguara prej kolegeve te tyre shqiptare.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB