Finlandë, i riu qëllon me pushkë turmën

26/05/2012 09:45

Finlanda është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Një djalë i ri ka qëlluar me armë zjarri nga çatia e një shtëpie, duke vrarë dy persona dhe plagosur shtatë të tjerë.

Autoritetet lokale deklarojnë se policia ka arrestuar personin e dyshuar, një 18-vjeçar, në lokalitetin Hivinka, 50 kilometra në veri të Helsinkit.

Një djalë dhe një vajzë, të dy 18 vjeç, mbetën të vrarë nga të shtënat, ndërkohë që mes të plagosurve është edhe një oficer policie, njoftojnë autoritetet.

Disa nga të plagosurit mësohet se kanë marrë dëmtime serioze dhe janë dërguar në spitalin e Helsinkit për trajtime të specializuara.

Mediat finlandeze raportojnë se personi i armatosur hapi zjarr ndaj një turme njerëzish në orët e para të mëngjesit me një pushkë dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Policia arriti ta ndalojë të dyshuarin disa orë më vonë, pas një ndjekjeje të gjatë, dhe autori nuk bëri rezistencë ndaj agjentëve, shtojnë më tej burimet.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA