Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e fundit për Maqedoninë shpreh shqetësimin për të drejtat e njeriut dhe tenstionet ndëretnike. Sa i përket të Drejtave të Njeriut, raporti vë në dukje dështimin e Qeverisë në respektimin e plotë të sundimit të ligjit, që ishte reflektuar në ndërhyrjen e pushtetit në gjyqësi dhe media.

Shqetësim përbën edhe ndjekja penale selektive e kundërshtareve politikë, si dhe niveli i dukshëm i korrupsionit qeveritar. Ish-kreu i Komitetitë të Helsinkit në Maqedoni, z. Osman Kadriu, thotë se shqetësim edhe më të madh përbën fakti që shteti nuk po tregon shenja gatishmërie për të përmisuar këtë situatë.

“Cështja e pyetjeve tjera poashtu është aktuale meqenëse se paraqiten si detyra që Maqedonia duhet t’i plotësojë si për shtetin edhe për qytetarët. Më të rëndësishme janë refroma në gjyqësi, lufta kundër korrupsionit, nepotizmi, dialogu politik, të drejtat e plota të barabarta me kombin maqedonas dhe të gjithë pjestarëve të bashkësive tjera etnike duke përfshirë edhe shqiptarët”, tha Osman Kadriu, ish-kryetar i Komitetit të Helsinkit në Maqedoni.

“Tensionet në mes shqiptareve dhe maqedonasvee, si dhe diskriminimi shoqëror që i bëhet romëve dhe pakicave të tjera etnike dhe fetare, përbëjnë një tjetër shqetësim”, thuhet në raport.

“Mendoj se situata në lëminë e raporteve ndëernetike do të jetë aktuale përsëri, sipas të dhënave që disponojmë përsëri pritet të ketë protesta, shprehja në forma të ndryshme të pakënaqësisë nga politka që zhvillohet në Maqedoni dhe të gjitha këto dukuri negative që i kemi në shtet”, shtoi Osman Kadriu, ish kryetar i Komitetit të Helsinkit në Maqedoni.

Negativisht në raport vlerësohen edhe kushtet e këqija nëpër burgje dhuna në familje, diskriminimi kundër grave dhe personave me aftësi të kufizuara.

Top Channel