
Arrestimi per llogari te autoriteteve belge i avokatit Idajet Beqiri dhe
lenia ne arrest me burg per 40 dite nga gjykata e Prizrenit eshte
pritur me revolte nga bashkëshortja e tij Nexhmie Beqiri, e cila i ben
apel ministrit të Drejtesise Eduart Halimi, te nderhyje per te derguar
dokumentat e duhura ne Kosove.
Kjo pasi sipas zonjes Beqiri, avokati e ka kryer njehere kete denim, per akuzen e nxitjes se urrejtjes nderetnike dhe nuk mund te gjykohet dy here.
“Unë i bëj thirrje ministrit të Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë, të mundet t’i dorëzojë Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës provat e mjaftueshme, ose një shkresë zyrtare për të konfirmuar që Idajet Beqiri, për akuzat për të cilat e kërkon Belgjika, ka bërë burg 18 muaj në Shqipëri, pavarësisht se me vendimet e Apelit dhe Gjykatës së Lartë ai është shpallur pafajshëm. Gjyqi zhvillohet të hënën në komunën e Prizrenit”, thotë zonja Beqiri.
Ne fakt ceshtja per te cilen akuzohet Idajet Beqiri ka lidhje me nje faqe interneti e organizates Fronti per Bashkimin Kombetar FBKSH, pothuajse 10 vjet me pare, gjate kohes qe ai ndodhej ne Belgjike ne azil politik. Ne kete faqe organet e hetimit e akuzojne se jane hedhur thirrje qe nxisin urrejtjen nder etnike. Per kete gje me 2003 Idajet Beqiri u arrestua ne Konstance dhe u soll ne Shqiperi, ku dhe kishin nisur hetimet. U denua se pari nga Gjykata e Faktit me 18 muaj burgim ndersa shkallet e tjera e shpallen me vone te pafajshem
“Sipas nenit 6 të Konventës të drejtave dhe të lirive të njeriut, është një Konventë e detyreshme për të gjitha shtetet e botës, nuk mund të përgjigjet i njëjti njeri për të njëjtën vepër penale, të ndodhur në dy vendeve të ndryshme. Idajeti e ka bërë një burg, nuk ka përse Kosova ta arrestojë dhe t’ia dërgojë Belgjikës”, thotë zonja Beqiri.
Paralelisht me procesin ne Shqiperi ndaj tij zhvillohej edhe nje proces ne Belgjike, ku ne mungese ai u denua me 4 vjet burg. Pas nje urdheri nderkombetar arresti, avokati i njohur u arrestua sapo la Shqiperine nga policia e kufirit ne Vermice.
Top Channel