Pas deklaratave se Franca do te terheqe para kohe trupat nga
Afganistani, shefi i ri i Elizese, Francois Hollande mberriti per nje
vizite surprize ne kete vend.
Ndalesa 6 oreshe ka per qellim takimin me ushtaret franceze, te cileve do t’u shpjegoje arsyet qe e shtyne te merrte vendimin e largimit te tyre deri ne fund te 2012-tes. Ky ishte nje nga premtimet kryesore te fushates se 59-vjecarit, qe kerkon tani te demonstroje se i qendron deri ne fund fjales se tij. Terheqja e trupave franceze do te behet ne menyre te rregullt e te koordinuar me aleatet e koalicionit te NATO-s deklaroi me heret Hollande, sidomos me shefin e Shtepise se Bardhe, Barak Obama, shtoi ai nga baza e Nijrab-it ku eshte stacionuar pjesa me e madhe e 3.550 trupave franceze qe sherbejne ne kete vend.
Por ne fund te fundit, eshte nje vendim sovran, sqaroi me tej ai. vetem franca mund te vendose per francen. numri i ushtareve te derguar ne Afganistan e ben francen kontribuesen e katert me te madhe te forces se NATO-s. 83 prej tyre jane vrare ne luftime. Gjate ndaleses se tij, Hollande do t’u beje homazhe te reneve ne krye te detyres, duke luftuar terrorizmin e duke i sherbyer paqes, thuhet ne deklaraten per shtyp te Elizese. Disa ushtare franceze megjithate do te qendrojne ne Afganistan pas largimit te trupave luftarake. Misioni i tyre kryesor do te jete te ndihmojne ne stervitjen e anetareve te ushtrise kombetare afgane.
Top Channel