Skoci, 1 në 3 banorë kërkon pavarësi

25/05/2012 15:55

Vetëm një skocez në tre është në favor të pavarësisë së Skocisë nga Britania e Madhe, ka treguar një sondazh i kryer së fundmi.

Anketa e zhvilluar nga Alistair Dareling, që udhëheq frontin pro-Mbretërisë së Bashkuar, në prag të një referendumi që do të mbahet në vjeshtë të vitit 2014.

Sondazhi ka treguar se vetëm 33 për qind e Skocisë do të votonte pro në referendum, 57 për qind kundër, ndërsa pjesa tjetër është shprehur indiferente.

Skocia, bashkë me Anglinë dhe Uellsin përbëjnë Mbretërinë e Bashkuar, qendra e të cilës është Londra prej nga vijnë dhe urdhërat e mbretëreshës Elisabeth.

Megjithatë, në evenimente të ndryshme sportive, Anglia Skocia dhe Uellsi paraqiten si vende të ndryshme dhe jo në siglën UK, si dikur.

Pro pavarësisë së Skocisë është shprehur disa herë edhe aktori i famshëm skoces, Sean Connery, i mirënjohur për interpretimin e agjentit 007.

Top Channel