Mbyti fëmijën 33 vjet më parë, arrestohet i dyshuari

25/05/2012 03:55

Një njeri që ka pranuar se ka vrarë duke e mbytur një djalosh gjashtë vjeçar, i deklaruar i humbur në vitin 1979, është arrestuar.

“Pedro Hernandez nga Maple Shade i Nju Jersey, i tha policisë se ai i zuri frymën deri në vdekje, Etan Patz, dhe e la trupin e tij në një kuti në një rrugicë”, u tha gazetarëve Komisioneri i Policisë së Nju Jorkut, Raymond Kelly.

Etan u zhduk duke ecur drejt një stacioni autobusi shkollor.

Ai u bë një nga të zhdukurit e parë që shfaqen në amballazhin e kartonit të qumështit, për të kërkuar informacion mbi fëmijët e zhdukur.

Hernandez është i dyshuari i parë që arrestohet në lidhje me cështjen në fjalë. Ai punonte asokohe në një dyqan pranë shtëpisë se familjes Patz në Manhattan, Nju York.

Komisioneri i policisë, Raymond Kelly, tha në një deklaratë të mëhershme gjatë së enjtes se: “Një individ, tashmë në paraburgim, ka deklaruar për detektivët e NYPD se ishte i përfshirë në zhdukjen dhe vdekjen e Etan Patz, 33 vjet më parë”.

I burgosuri ishte një fytyrë e njohur për policinë, pasi kishte punuar dhe jetuar në lagjen ku Etan ishte zhdukur, sipas stacionit lokal të NBC-së.

Etan u zhduk në 25 maj të viti 1979, ndërsa të premten ka përvjetorin e zhdukjes së tij. Në vitin 1983 presidenti amerikan Ronald Regan, shpalli 25 majin Ditën Kombëtare të Fëmijve të Zhdukur.

Etan u deklarua i vdekur nga një gjykatë në vitin 2001.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA