Aktorët nga Kosova kanë interpretuar thyerjen e mureve ndarëse në kulturën mes Kosovës dhe Serbisë.
Shfaqja e parë si prodhim nga Kosova është dhënë në kryeqytetin serb, në Qendrën për Dekontaminim Kulturor dhe është pritur mirë nga publiku.
“Kjo është shfaqja e parë pas 30 vitesh në Serbi dhe është tabu sepse ky komunikim është tepër i rrallë në situatën ku ndodhemi aktualisht, 12 vite pas luftës, që përbën kohë të mjaftueshme që bashkëpunimi mes dy shteteve të kishte filluar normalisht”, thotë autori Jeton Neziraj.
Një familje rome e kthyer nga Gjermania përballet me tranzicionin shoqëror dhe me racizmin. Historia tragjikomike e një vajze që bie në njërën nga gropat e qytetit në rrugë kthehet në një sfidë për babanë që kërkon drejtësi.
Megjithatë, “You Madeline you”, nën regjinë e Blerta Rrustemit, është shfaqja e parë që hyn në skenat alternative serbe pas dekadash.
Kufiri artistik mes Kosovës dhe Serbisë shpesh është mbytur dhe rritur nga trafiku i kërcënimeve dhe shantazheve politike.
Top Channel