Në Kosovë, do të hapen 35 varre masive për të gjetur eshtrat e mbi 300 njerëzve të vrarë në konfliktet e armatosura me Serbinë gjatë të viteve 1998-1999.

Sipas agjencisë së lajmeve italiane Ansa, e cila bazohet tek raportet e mediave vendase, liderët kosovarë besojnë se dhjetëra njerëz u varrosën në varre masive, ndër të tjera, afër Prizrenit, në Zhilivode, në Vushtrri, Dren, në Gorozhup dhe Obilic.

Nga rreth 13 000 të vrarëve në konfliktin midis forcave serbe dhe separatistëve shqiptarë në Kosovë (shumica shqiptarë), pothuajse 1,800 rezultojnë të humbur.

Top Channel