“Kur e takon dhe nuk ndjen…”/ Mariana Kondi, rrëfim i fortë për takimin pas 50 vitesh me babain
Fansat e Kim Kardashian kanë vënë re një ndryshim të qartë tek idhulli i tyre që kur kjo e fundit ka nisur të frekuentojë reperin Kanye West.
Megjithatë, pas disa javësh gjatë së cilave Kim zgodhi të shfaqej në një mënyrë gjithmonë e më provokuese, 31-vjeçarja vendosi të heqë dorë nga ky stil, për t’u rikthyer tek pamja klasike e dekadave të shkuara të Hollivudit.
Ndërsa u prezantua në premierën e një filmi në Kanë, Kardashian ishte veshur me një fustan të verdhë elegant, me një të çarë në pjesën e tij të majtë, mjaftueshëm për të ekspozuar një prej këmbëve të famshme të vajzës së “reality-show”.



Ditët në Kanë, duket se po e argëtojnë pa masë Kardashian, e cila më parë gjatë javës kaloi një mbrëmje të paharrueshme në një festë të organizuar nga reperi P.Diddy në jahtin e tij.

Gjatë mbrëmjes, tërhoqi veçanërisht vëmendje dueli i saj në distancë me Paris Hilton, e konsideruar si rivalja e saj kryesore në jetën e spektakleve reale.
Top Channel