
Shtyrje, grushta e madje edhe ne momentet e rrezimit, nje nga
ligjvenesit arrin te godase me shkelm. diskutimet mbi projektligjin qe
lejon zyrtartisht perdorimin e gjuhes ruse ne disa pjese te vendit, kane
perfunduar ne perleshje te dhunshme mes besnikeve te presidentit Viktor
Janukoviç dhe deputeteve te partise opozitare pro-perendimore, te cilat
duan te ruajne pavaresine politike dhe kulturore te Ukraines nga
fqinjia e saj e fuqishme, Rusia.
Ligji i diskutuar propozon vendosjen e rusishtes, si gjuhe te dyte zyrtare neper shkolla, spitale dhe gjykata te rajoneve ku popullsia rusisht-folese eshte shumice. Ligjvenesit e opozites e konsiderojne ligjin nje perpjekje te partise se Janukovicit per te percare vendin perpara zgjedhjeve parlamentare te tetorit si dhe nje kercenim ndaj ekzistences se vete gjuhes ukrainase.
Perpara se te nisnin perplasjet, ata kishin argumentuar me force se nje ligj i tille do e ndante Ukrainen.Nje nga deputetet e opozites u dergua ne spital per shkak te lendimeve ne koke. Ukraina ka nje minoritet te madh rusisht-foles te perqendruar ne zonat lindore, sidomos perreth qytetit te Donetsk-ut, bastion i hershem i Janukovicit.
Top Channel