" />
">
Banka e katërt më e madhe në Spanjë, “Bankia” i kërkoi qeverisë spanjolle t’i injektojë 19 miliardë euro për t’i shpëtuar falimentimit si dhe pranojë humbjet e mëdha të vitit të kaluar, që kapnin shifrën e 2.98 miliardë euro.
Tregëtimi i aksioneve të bankës spanjolle “Bankia” u ndërpre ditën e
premte në bursën e Madridit, pas zërave se banka nuk ka më para të
financojë operacionet e saj dhe se do të jetë e detyruar të shpallë
falimentimin, nëse nuk do të marrë një mua madhore nga ana e shtetit.
Përballë kësaj situatë, bordi drejtues i institucionit vendosi që të mbajë një mbledhje urgjente pasditen e së mërkurës, për të riformuluar bilancet e tij të vitit 2011 dhe për të përgatitur një plan shpëtimi financiar.
Banka e katërt më e madhe në Spanjë u shtetëzua pjesërisht dy javë më parë, për shkak të problemeve të saj me kreditë e keqija dhe humbjeve të tjera të pësuara në treg.
Në këtë proces, shteti i akordoi bankës fonde prej 4,5 miliardë eurosh, në formën e blerjes së aksioneve.
Aksionet e “Bankias” në bankat e tjera “Banco Financiero” dhe “Ahorros” gjithashtu janë pezulluar.
Një javë më parë, presidenti i bankës siguroi të gjithë spanjollët se depozitat e tyre ishin të sigurta, pasi një gazetë vendase publikoi një raportim që fliste për vështirësitë serioze që kishin përfshirë “Bankian”.
Banka në fjalë u krijua në vitin 2010, nga bashkimi i shtatë bankave rajonale kursimi në vështiësi. Gjithsej zotëron një pasuri prej 32 miliardë eurosh në asete.
Top Channel