Moshe Harel, një nga të pandehurit kryesorë në hetimin mbi trafikun dhe trapiantet ilegale të organeve në klinikën “Medicus” në Prishtinë, është arrestuar në Izrael.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat serbe. Harel ishte arrestuar në Prishtinë në vitin 2008, por arriti të arratisej nga Kosova menjëherë pasi ishte liruar.

Autoritetet kosovare lëshuan ndaj tij një urdhër-arrest ndërkombëtar dhe pas katër vjetësh erdhi dhe prangosja e tij. Gjithësesi, për ekstradimin është herët të flitet.

Pak kohë më parë, lidhur me çështjen “Medicus”, u sugjerua heqja e imunitetit të ish-senatorit zviceran Dick Marty, i konsideruar si person në dijeni të ngjarjeve.

Ndërsa qeveria shqiptare miratoi së fundmi një vendim që i hap rrugë misionit EULEX të hetojë trafikun e pretenduar të organeve nga Marty në territorin e Shqipërisë.

Top Channel