“Transformers 3” humb 18 milionë USD

24/05/2012 00:00

Familja e një vajze të re që mori lëndime në tru në një aksident gjatë
xhirimeve të filmit “Transformers 3” ka arritur një marrëveshje prej
18.5 milionë dollarësh me kompaninë “Paramount Pictures”.

Gabriella Cedillo po punonte si aktore plotësuese në vitin 2010 kur papritur u godit në kokë nga një copë metali që fluturoi gjatë xhirimeve të një dubluesi në Hemond.

Një hetim i kryer nga një grup ekspertësh pas ngjarjes arriti në përfundimin se një saldim i bërë më parë kishte dështuar të mbante lidhjen mes një makine dhe një rimorkioje.

Avokati i 26-vjeçares deklaron se vajza ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm dhe se marrëveshja do të zbatohet përmes pagesave mujore për t’i siguruar asaj trajtimin mjekësor për gjithë jetën.


Ndërsa zëdhënësi i “Paramount Pictures”, Robert Laëson tha se, studioja është e gëzuar që familja e vajzës pranoi marrëveshjen, ndërsa ngjarjen e cilësoi si “një incident tragjik”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA