Qytetet e Ukrainës pa drita, Sevastopol mbetet pa energji elektrike pas sulmeve ukrainase në Krime
Me dhjetëra mijëra punonjës të sektorit publik shpallën një grevë në Norvegji pas mosmarrëveshjeve me qeverinë për pagat e tyre.
Greva e së enjtes përbën lajm mbi të gjitha për faktin se punëtorët e Norvegjisë, një prej vendeve me standartin më të lartë të jetesës në botë, nuk protestonin që prej vitit 1984.
Përveç punonjësve të transportit, mësuesit, edukatorët dhe gardianët e burgjeve gjithashtu iu bashkuan grevës, duke sjellë çrregullime të mëdha në vend.
Greva u realizua në qytetet kryesore norvegjeze, si Tromso, Bergen, Trondheim dhe në kryeqytetin Oslo.
Sindikatat pretendojnë një rritje page prej 4%, duke theksuar se shteti po mbetet pas në rroga krahasuar me sektorin privat.
Gjithashtu, ata kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës.
Top Channel