John Travolta i veshur si grua

24/05/2012 00:00

Fushata e egër mediatike e ndërmarrë kundër aktorit John Travolta jo
vetëm që duket se nuk ka ndërmend të ndalet, por po bëhet çdo herë edhe
më e egër.

Disa ditë pas akuzave publike të një masazhatori për ngacmime seksuale nga ana e aktorit, që pasoi edhe me disa denoncime të tjera të bërë nga meshkuj të tjerë kundrejt Travoltës, revista ‘National Enquirer’ ka publikuar në kopertinën e vet një foto ku duket ylli i kinemasë hollivudiane i veshur si grua.

Sipas sqarimit të botuesve të revistës, fotoja nuk është shkëputur nga asnjë rol i aktorit. Është vetë John Travolta i veshur si grua. Në foto duket një burrë që ngjan shumë me aktorin John Travolta, i veshur me fustan të bardhë, sytë i ka të lyer më rimel e penel, me gjerdan në qafë dhe vathë.

Sipas revistës, fotot janë marrë nga një festë që i përket vitit 1997 ku John Travolta ka marrë pjesë, 6 vjet pasi ishte martuar me Kelly Preston. Ndërkohë, po sipas revistës, bashkëshortja e Travolta-s, Kelly Preston, e lodhur tanimë nga skandalet e njëpasnjëshme që kanë përfshirë aktorin, ka vendosur të divorcohet prej tij, një divorc që sipas të gjitha informacioneve vlen një thes me para, plot 200 milionë dollarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA