Izrael-Iran, Britania bën gati planin

24/05/2012 02:10

Drejtues të lartë të qeverisë britanike janë duke diskutuar për mënyrën sesi do të reagojë Britania në rast të një konfrontimi ushtarak mes Izraelit dhe Iranit nga fundi i këtij viti.

Nga burime te mirëinformuar pranë qeverisë britanike është mësuar se zyrtarët më të lartë në vend janë duke diskutuar jo thjesht për mundësinë e një konfrontimi ushtarak, por se cfarë roli, nëse do të jetë i domosdoshëm, do të duhet të luajë Britania si dhe nëse ndonjë përfshirje britanike në konflikit është ose jo legale.

Javën e kaluar Këshilli i Sigurisë Kombëtare ka diskutuar për atë nëse dështojnë bisedimet e tanishme që po zhvillohen në Bagdad, si dhe për mundësinë e një sulmi ushtarak nga Izraeli ndaj impantave bërthamore të Iranit.

Në këtë mbledhje është thënë se kjo mund të cojë në një përshkallëzim të gjere te luftes në Lindjen e Mesme, ku Irani mund te reagoje jo vetem duke sulmuar Izraelin, por edhe nga mbyllja e rrugës së rëndësishme detare të kalimit të naftes në ngushticën e Hormuzit.

Në këtë ngushticë strategjike kalon më shumë se një e pesta e transportit botëror me naftë.

Sakaq sipas BBC edhe ekspertët ligjor të qeverisë britanike janë duke shqyrtuar edhe aspektin ligjor të përfshirjes britanike nëse ndodh. Opsionet perfshijne nga mbështetja diplomatike për Izreelin e deri tek përfshirja e flotës detare britanike në rajon.

Një nga vendimet në tavolinën e koalicionit qeverisës, nëse shpërthen lufta mes Iranit dhe Izraelit, do të jetë roli i Diego Garcias, e cila është një koloni britanike, por prej vitesh shërben si një bazë e fuqishme detare nga amerikanët  dhe është një lloj ishulli aeroplanmbajtëse.

Avionët e rëndë bombardues B52, dhe B2 janë nisur prej kesaj baze për të sulmuar Irakun dhe Afganistanin. Kjo baze i është dhënë me qira amerikanëve nga britanikët dhe kushtet e marrëveshjes janë sekrete, ndërkohë që dhënia e lejës mund të cojë në prishjen e koalicionit qeveritar me liberaldemokratët që janë kundër luftës.

Top Channel