Charlize Theron: Qentë më ndihmojnë të rris fëmijën
24/05/2012 21:40
Charlize Theron nuk ka një mashkull të veçantë në jetën e saj, por kjo nuk do të thotë që e përballon e vetme rritjen e fëmijës që ka adoptuar pak kohë më parë.
Aktorja e famshme rrëfeu në emisionin e Ellen DeGeneres se dy qentë e saj e ndihmojnë në rritjen e vogëlushit Jackson.
“Njerëzit thonë se unë jam një nënë beqare, por nuk është e vërtetë. Unë në fakt kam dy djem (qentë) që më ndihmojnë”, u shpreh 36-vjeçarja.
“Që nga momenti që Jackson erdhi në shtëpi ata të dy çmenden për të. Nuk i kisha parë kurrë më parë aq të dashuruar”, shtoi fituesja e çmimit Oscar.
Aktorja afrikano-jugore e mori vogëlushin afro-amerikan dy muaj më parë kur ai ishte vetëm 9 ditësh.
Top Channel