Lideret e BE-së i kanë dhënë Greqisë një paralajmërim të qartë se do ta mbështesin atë vetëm nëse mban premtimet e dhëna.

“Votoni, mbani angazhimet dhe me pas shohim”, ka qenë mesazhi që kanë marrë grekët nga deklarata e krerëve të BE-së.

Në të njëjtin kontekst kanë qenë edhe deklaratat e Presidentit të KE-së, Manuel Barosso dhe të BE-së, Herman Van Rompuy, që kanë përcaktuar se do të analizojnë përseri çështjen e Greqisë vetëm pas zgjedhjeve të 17 qershorit për të vendosur vijimësinë e masave për zhvillimin dhe kryesisht çështjen e bonove europiane të thesarit.

”Ne duam që Greqia të qëndroje në zonën e euros, duke respektuar angazhimet e veta. Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për përpjekjet e mëdha të bëra tashmë nga ana e qytetarëve grekë. Eurozona ka treguar solidaritetin e konsiderueshem, duke paguar tashmë së bashku me FMN rreth 150 mld € në mbështetje të Greqisë që nga viti 2010. Ne do të sigurojmë që fondet strukturore europiane dhe instrumentet financiare janë mobilizuar për të sjellë Greqinë në një rrugë drejt zhvillimit dhe krijimit te vendeve te reja te punës”, tha Herman van Rompuy, presidenti i BE-së.

Por, reformat e vazhdueshme janë garancia më e mirë për të ardhmen e Greqisë ka shtuar kreu i BE, duke theksuar se grekët duhet ta bëjnë këtë zgjedhje në votimet e 17 qershorit, duke krijuar një qeveri që do të zbatojë masat e duhura.

Edhe kryeministri i ri grek Pikramenos ka deklaruar në mëngjesin e së enjtes në një konferencë shtypi se tendenca e udhëheqësve europianë është ta mbajne Greqinë në hapësirën e monedhës së përbashkët, duke theksuar edhe ai kushtin kryesor për këtë, që është vazhdimesia e reformave.

Pikramenos ka kërkuar nga partneret europianë masa meë efikase në çbllokimin e fondeve europiane të caktuara për zhvillimin në Greqi, pasi recensioni i pesë viteve të fundit ka shkuar në -15%, papunësia tek të rinjtë mbi 50% dhe shoqëria greke kërkon diçka që t’i ringjallë shpresën për të ardhmen.
Ndërkohë, Ministria Greke e Financave ka përgënjeshtruar një publikim te agjensisë “Reuters”, sipas të cilit, në kuadrin e “Euro Working Group”, është kërkuar nga vendet anëtare të kenë një plan të dytë në gadishmëri në rast të daljes së Athines nga Eurozona.

Pas zhvillimeve te djeshme te samitit te BE, në Greqi, në kuadrin e fushates elektorale, partite që shprehen pro reformave, si konservatoret dhe socialistët, kanë shigjetuar edhe një herë ashpër radikalet e majtë, duke i akuzuar ata se me politiken e tyre hedhin poshte gjithë mbeshtetjen që u jep BE, duke rrezikuar që vendi të shkoje drejt shkatërrimit.

Top Channel