Bar Rafaeli: Meshkujt nuk më vardisen
24/05/2012 16:40
Në fillim të kësaj jave u përzgjodh nga lexuesit e revistës ‘Maxim’ si femra më seksi e vitit 2012, por Bar Rafaeli thotë se meshkujt nuk i vardisen ashtu siç mund të mendojë shumica.
“Asnjëri nuk më gjuan, askush nuk flirton me mua”, deklaroi 26-vjeçarja për një emision televiziv amerikan.
Gjithsesi modelja nga Izraeli, ish e dashura e Leonardo Di Caprio, e ka të qartë se çfarë kërkon nga partneri: “Dua të jetë i ëmbël, i sjellshëm e të ketë vlera morale.”
Një gjë që vë re në takimin e parë janë dhëmbët e një mashkulli: “Më pëlqen një buzëqeshje e madhe dhe dhëmbët e bardhë. Jam e fiksuar pas dhëmbëve.”
Top Channel