Skandali seksual në Shërbimin Sekret Amerikan

23/05/2012 20:25

64 akuza për shkelje të normave profesionale janë ngritur ndaj agjentëve të Shërbimit Sekret Amerikan, të cilët janë përfshirë në skandale seksuale gjatë pesë viteve të fundit.

Kryetari i komisionit të Senatit që po dëgjon çështjen, Joseph Lieberman, theksoi se të dhënat janë “shqetësuese”, ndërsa nisi punimet e hetimit të parë kongresional që ka përfshirë agjensinë në skandalin e prostitucionit në Kolumbi.

64 të akuzuarit janë fajësuar për pagimin për raporte ndërsa ishin në detyrë dhe për dërgimin e emaileve me përmbajtje seksuale, por njëri rast është duke u hetuar për marrëdhënie me dhunë.

Pasi skandali u zbulua nga “Washington Post”, tetë punonjës të Shërbimit Sekret, përfshi dy në role drejtuese, humbën vendin e tyre të punës, ndërsa dhjetëra të tjerë janë duke u hetuar për përfshirjen e tyre.

Agjentët e Shërbimit Sekret, një strukturë paralele me CIA-n që kujdeset me ruajtjen e sigurisë në SHBA dhe mbrotjen e zyrtarëve të vendit, akuzohen se kanë realizuar këto shkelje në qytetin kolumbian të Kartagjenës, ku ishin të pranishëm në muajin prill, ndërsa përgatitën vizitën e presidentit Barack Obama në Samitin e Amerikës.

Skandali eshte perhapur se fundmi edhe me disa raste te tjera te dyshuara te regjistruara ne te shkuaren.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA