SHBA, prifti: T’i izolojmë gay-t deri në vdekje

23/05/2012 02:32

Një prift amerikan, ka provokuar zemërim në publik dhe mes organizatave të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, kur u shfaq në internet propozimi i tij aspak human, për të izoluar homoseksualët në gardhe elektrike, si kafshët, duke i lënë aty deri në vdekje.

Pastori, Charles Uorley ka lëshuar propozimin e tij më 13 maj nga Kisha Baptiste në Maiden, të Karolinës së Veriut.

“Të ndërtojmë një gardh të madh ku le të fusim në të, të gjithë homoseksualët e lezbiket, ndërsa ushqimin ua hedhim nga lart. Pas disa viteve do të vdesin, duke mos qenë në gjendje për t’u riprodhuar”, kishte thënë Uorley në një propozim të denjë për oficerët nazistë.

Top Channel